Mediat serbe jehonë mungesës së Shaqirit: Duan të evitojnë problemet  

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në ndeshjen e kësaj të marte në Beograd. Ky është një vendim i marrë nga trajneri Jurgen Klop, megjithatë në Serbi shkruajnë sipas qejfit, duke supozuar se vetë lojtari nuk ka dashur të shkojë në Marakana, edhe pse ka deklaruar se preferon që të luajë në këtë ndeshje.

“Kurir.rs” shprehet se në klub e dinë mirë se Shaqiri do të jetë në qendër të sulmeve të tifozëve vendas dhe ai ka menduar që të mos jetë në këtë ndeshje. Gjithsesi, nuk specifikohet në asnjë moment që kjo është një zgjedhje e trajnerit, i cili ka kërkuar në momentin që ka bërë publike listën mirëkuptimin e lojtarit, duke nënkuptuar që dëshira e gjilanasit ka qenë që të mos mungonte në këtë ndeshje. Në mediat serbe thuhet s ekjo zgjedhje është bërë për të shmangur problemet.

Ka marrë jo pak jehonë mungesa e 27-vjeçarit, pasi pak kohë më parë një prej drejtuesve të Cervena Zvezdës e kishte këshilluar që të mos udhëtonte drejt Marakanasë, për të shmangur pritjen e ashpër që do i bënin tifozët e Yllit të Kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *