“Me valixhe në duar”, nga Juventusi largohen 6 lojtarë!

Juventusi po përjeton një ndër momentet më të errët të këtij sezoni, teksa është eleminuar nga Champions League në fazën çerekfinale. Tashmë, bardhezinjtë duhet të “kënaqen” me vetëm një titull, atë të Serie A, që pritet ta festojnë këtë fundjavë.

Gjithsesi, festa duket se nuk do të jetë edhe aq e gëzueshme për “Zonjën e vjetër”. Jo vetëm eleminimi në Champions, por edhe lajmet e fundit që vijnë nga klubi janë shqetësuese. Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, Juventusin pritet ta braktisin plot gjashtë lojtarë.

Emrat më të bujshëm janë padyshim Dibala, Dagllas Kosta, Aleks Sandro e Miralem Pjaniç. Një rrufe në qiell të hapur për bardhezinjtë, të paktën emrat e Pjaniç apo Dagllas Kostas.

Paolo Dibala dhe Aleks Sandro ishin përfolur prej kohësh që mund të largoheshin në fund të këtij sezoni. Gjithashtu edhe mbrojtësit Barzali e Kaseres do e mbyllin me Juven në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online