Më të mirët e Serie A: Ikardi dominon mes juventinëve, nderohen Toti e Pirlo

Ndërkohë që në Francë zhvillohej ceremonia e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”, në Itali u zhvillua ndarja e çmimeve të më të mirëve në Serie A.

Juventus u shpall ekipi më i mirë i kampionatit, ndërsa Maks Alegri fitoi çmimin e trajnerit më të mirë. “Falënderoj djemtë, jemi një grup spektakolar. Ronaldo ka sjellë më shumë konkurrencë, por ai është gjithashtu një djalë shumë i përulur”, u shpreh trajneri i bardhezinjve.

Gjatë ceremonisë u përcaktua dhe formacioni më i mirë i sezonit të kaluar. Në portë u zgjodh Alison (ishte pjesë e Romës, ndërsa tashmë luan me Liverpulin). Në mbrojtje Kulibali dhe Kielini në qendër, ndërsa nga krahët u zgjodhën Aleks Sandro dhe Kanselo. Pjaniç, Milinkoviç-Saviç dhe Naingolan ishin treshja më e mirë e mesfushës, ndërsa sulmi përbëhej nga Ikardi, Imobile dhe Dibala.

Lojtari më i mirë i sezonit u shpall Mauro Ikardi. Sulmuesi i Interit fitoi dhe çmimin e golit më të bukur, duke triumfuar me golin me finte kundër Sampdorias (18 mars, 2018). Nga arbitrat u vlerësua Xhanluka Roki, i cili u nderua me statujën e simbolit të Aic.

Dy legjenda dhe kampionë bote me Italinë në 2006, respektivisht Françesko Toti dhe Andrea Pirlo u nderuan me çmimin e karrierës. Çmimin e lojtarit të ri më të mirë e fitoi Sandro Toneli i Breshias, ndërsa Alia Guanji e Fiorentinës u shpall futbollistja më e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online