Gjithçka nisi në vitin 2010 në formë shakaje dhe si kundërpeshë për “Topin e Artë” të francezëve. Italianët bën shpikjen e tyre me “Calciobidone”, një çmim që jepet për lojtarin më të dobët të vitit në kampionatin italian në ditët e para të janarit.
Fituesi i këtij viti ka “dominuar” me 49.1% të votave dhe ai është Nikola Kaliniç. Sulmuesi kroat ishte pjesë e Milanit në sezonin e kaluar, duke mos treguar asgjë nga cilësitë e tij, ndërsa sivjet ka kaluar tek ekipi i Atletikos së Madridit, aty ku po arrin ta marrë veten.
Pas 31-vjeçarit renditet Patrik Shik i Romës, i cili nuk ka arritur të justifikojë milionat e paguara te Sampdoria. Podin kompletohet nga Andre Silva, një tjetër ish-milanist. Portugezi ka kaluar këtë sezon në huazim te Sevilja, aty ku ka “rilindur”, por sezoni i kaluar me Milanin nuk ishte aspak pozitiv.
Renditja e dhjetë lojtarëve më të dobët të vitit 2018 në Serie A
Nikola Kaliniç – Milan
Patrik Shik – Roma
Andre Silva – Milan
Dalbert – Inter
Marko Pjaca – Fiorentina
Aristoteles – Krotone
Armenteros – Benevento
Mbaje Niang – Torino
Gregor Defrel – Roma
Danilo – Bolonja