I zakonshmi Vidal, borxhet në Itali e marrin në qafë

Në një futboll ku futbollistët janë nën kontroll total nga agjentët dhe klubet, ka edhe disa rebelë, si Balotelli apo Arturo Vidal.

Ky i fundit është një personazh i veçantë, sepse gjithnjë përfundon në qendër të vëmendjes për ndonjë problem që nuk ka lidhje me futbollin.

Tani ish-mesfushori i Juventusit është në telashe me drejtësinë italiane, sepse Marca raporton se i janë konfiskuar nga gjykata në Torino 4 banesa në Monkalieri.

Sipas të përditshmes spanjolle, që ka publikuar edhe dokumentin që mbështet lajmin, gjithçka lidhet me një çështje të hapur prej vitit 2017, pasi Vidal nuk kishte shlyer në kohë një borxh prej 18.489 eurosh.

Në fund të vitit të shkuar Vidal kishte marrë paralajmërimin e fundit, por nuk e kishte vrarë mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online