Çelsi “ngrin” kalimin e Fabregasit, Monako kthen sytë nga ish-mesfushori i Romës

Monako duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato, pasi vetë pozitat që ka në kampionat pas fazës së parë si dhe dëmtimet e panumërta, bëjnë që ekipi nga principata të mundohet të sigurojë sa më shumë përforcime. Pas blerjes së Naldos, pritej që Fabregas të ishte zyrtarizimi i dytë i francezve, por duket se gjithçka ka ngrirë për momentin.

Çelsi dhe Monako thuhet të kishin një marrëveshje dhe spanjolli do të udhëtonte drejt Francës këto ditë, por duket se blutë e Londrës janë tërhequr. Shkak mendohet të jetë bërë fakti se, momentalisht trajneri Sarri nuk ka një zëvendësues për Fabregas, pas dëmtimit dhe të mesfushorit Loftus-Çek dhe për momentin çdo gjë ka ndaluar mes dy klubeve.

Ndërkohë, nga ana tjetër, drejtuesit e Monakos nuk duan të humbasin kohë dhe janë hedhur menjëherë në sulm për ish-mesfushorin e Romës, Uilliam Vankër. Francezi, aktualisht aktvizohet me ekipin turk të Antaliaspor dhe më parë ka luajtur dhe për Olimpikun e Marsejës dhe e njeh shumë mirë Ligën e parë franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online