Më në fund ka paqe te Kukësi, rishikohet kontrata e mesfushorit

Te Kukësi po e shfrytëzojnë maksimalisht pushimin e mundësuar nga ndeshjet e Kombëtares. Skuadra ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u çlodhur, por dhe është një periudhë e mjaftueshme për ta përgatitur me shumë qetësi ndeshjen me Teutën, pa harruar sfidën e Kupës me Orikun. Po ashtu ky pushim është shfrytëzuar për të zgjidhur dhe disa nga problematikat që ka pasur klubi me dy mesfushorët, Donjet Shkodra dhe Valon Ethemi.

“SportEkspres.com” mëson se Shkodra ka pasur një takim me drejtuesit e Kukësit, ku është riparë dhe një herë kontrata e lojtarit. Në fund lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Klubi nuk e kishte në planet e tij mesfushorin dhe e kishte dërguar tek ekipi i dytë për t’u stërvitur. Shkodra ka pasur një pagë të konsiderueshme dhe ka qen një nga arsyet se pse drejtuesit e kishin në planet për ta larguar, por tani ësht arritur akordi dhe lojtari në fjalë do të jetë i gatshëm për trajnerin Armando Cungu.

Edhe mesfushori tjetër Valon Ethemi do të jetë pjese e ekipit të parë, pasi kujtojmë se ka qenë ne ekipin e dytë, për shkak se kishte pasur një mosmarrvjeshje me drejtuesit dhe këta të fundit e kishin dënuar. Në këtë mënyrë mbyllen edhe dy çështje te Kukësi, duke e normalizuar situatën. Gjërat tani duket se po vihen në udhën e mbarë tek verilindorët, të cilët siç duket gjetën qetësinë që u nevojitej pas suksesit me Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online