Më i paguari në Angli, Liverpuli përgatit dhuratën e madhe

Egjipti dhe Momo Salah dëshironin të fitonin Kupën e Afrikës dhe të gëzonin tifozët e zjarrtë të kombëtares. Turneu u zhvillua në shtëpi dhe pritshmëritë ishin të mëdha, por “Faraonët” u eliminuan nga Afrika e Jugut në 1/8 e finales.

Për t’i larguar trishtimin sulmuesit kryesor, Liverpuli ka përgatitur një kontratë të re. Ylli i The Reds rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2023, por kampionët e Europës janë gati t’i propozojnë rritje rroge dhe rinovim deri në vitin 2024.

The Sun raporton se Liverpuli i ofron një rrogë prej 430 mijë sterlinash në javë. Rroga vjetore i bie të jetë rreth 25 milionë euro në sezon, duke e kthyer Salah në lojtarin më të paguar të Premier Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online