Gjatë tri viteve të fundit Monako është kthyer në një minierë ari për pronarët rus. Klubi nga principata ka gjeneruar të ardhura të jashtëzakonshme nga shitjet e talenteve si Marsial, Karrasko, Lemar, Mbape, Fabinjo Mendi, etj
Mediet franceze raportojnë se shum shpejt nën urdhrat e trajnerit Zhardim do të vihen dy lojtarët Jasin Brahimi dhe Benxhamin Henriks. I pari është sulmuesi i skuadrës së Portos. Algjeriani i rritur në Francë u shpall lojtari i sezonit në Portugali, teksa ndihmoi skuadrën e drejtuar nga Serzho Konsesaio në fitimin e titullit kampion.
Benxhamin Henriks është një tjetër lojtar mjaft interesat. Gjermani aktivizohet te Leverkusen dhe është një titullar fiks prej dy sezonesh. Për 21-vjeçarin u interesua dhe Interi, por më pas italianët vendosën të afronin Vrsaljkon nga Atletiko Madrid.