Mbarojnë pushimet, sot Partizani e Kukësi në fushë

Partizani në Europa League, Kukësi në Champions League, të dyja në fushë që sot. Sezoni 2016/2017 ka përfunduar vetëm 2 javë më parë, por nuk ka pushime pa fund, sepse skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës duhet të nisin përgatitjet.

Skënderbeu i ka nisur i pari, ndërsa sot e kanë radhën edhe dy ekipe të tjera.

Partizani do të startojë përgatitjet në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” të Pezës në orën 18.00, me pak ndryshime, ku më i madhi është në sulm, sepse nuk është më ylli Ekuban.

Ndërkaq, në të njëjtin vend, 90 minuta më pas do të nisë përgatitjet Kukësi, që gjithashtu ka bërë shumë pak ndryshime deri tani, por pret përforcime urgjente.

Image may contain: one or more people, people standing, sky, grass and outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *