Pavarësisht blerjes së Nejmarit dhe konkurrencës së pamëshirshme nga top klube të tjera europiane, PSG është gati që të bëjë seriozisht për yllin e ri botëorr, Kilian Mbape. Eshtë gati, pra, një ofertë e çmendur: 155 mln euro dhe bonuse.
Sulmuesi i Monakos, sipas asaj që shkruan “Telefoot”, ka dhënë pëlqimin e tij dhe i ka thënë “po” parizienëve, sidomos tani që Nejmar u bashkua me ata dhe dëshirës së sheikëve për të fituar Champions League. Por, ka një problem: Monako nuk dëshiron t’ia shesë rivalëve të tyre në Francë. Do të preferonte me më pak para ta shiste më mirë diku tjetër, por lojtari mund të ndikojë jo pak…