Mbape gati për Tuhel, PSG vendos një rekord 58-vjeçar

0

PSG është një skuadër e frikshme në Francë dhe diferenca me pjesën tjetër të skuadrave janë të frikshme. Skuadra e Tomas Tuhel ka marrë pikë të plota në 7 ndeshjet e para, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1960. Një rekord më vete që në planin e parë nuk do të ketë aspak e vështirë për t’u thelluar, kjo për faktin se ende është vështirë për të përcaktuar se kush mund t’i rivalizojë.

Për ndeshjen e ardhshme, kryesuesit do të kenë në dispozicion dhe Kilian Mbape, i cili në takimin me Nimes mori karton të kuq dhe më pas u ndëshkua me tre ndeshje pezullim. Për Tuhel ky është një lajm i mirë, pasi do të ketë një dispozicion lojtarin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Ishte një moment i vështirë për të dhe jam i lumtur që është bashkuar me ne. Do të jetë në fushë nesër”,  shpreh trajneri Tuhel në konferencën para ndeshjes me Nicen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.