Mavraj mbyll një kapitull: Te Hamburgu s’më trajtuan siç duhet, por…

Mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur sot për mediat gjermane dhe u rikthye të flasë për periudhën e trazuar që kaloi të Hamburgu. Mbrojtësi 32-vjeçar pranoi se te ish-skuadra e tij, e kanë trajtuar shumë keq dhe se ishte i zhgënjyer me periudhën që kaloi aty. Gjithsesi, Mavraj i falënderon drejtuesit e Hamburgut për besimin që i dhanë, për aq kohë sa qëndroi.

“Nuk kam dëshirë t’iu rikthehem historive të mbyllura, por te Hamburgu nuk më kanë trajtuar asnjëherë siç duhet. Nuk kemi pasur probleme madhore, por fjala ime nuk dëgjohej asnjëherë dhe nuk më trajtonin siç duhet.

Gjithsesi, është një kapitull i mbyllur dhe tani jam i lumtur që jam pjesë e Ingolshtadit. Dua t’i falënderoj drejtuesit e Hamburgut për mundësinë që më dhanë, por vetëm kaq”,- përfundoi kapiteni kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *