Mavraj: Kundërshtari më provokoi, e rëndë kur del kapiteni me të kuqe

Kapiteni Mërgim Mavraj la skuadrën që në minutën e 23-të, duke marrë një karton të kuq, për sjellje antisportive. Pas ndeshjes, për “Supersport” mbrojtësi komentoi humbjen, por dhe kartonin e kuq.

“Duhet të kërkoj ndjesë, tifozëve dhe skuadrës, pasi nuk ishte qëllimi im. Më provokoi kundërshtari, por nuk më takon që me këtë përgjegjësi dhe me këtë eksperiencë të veprorja ashtu. Nuk ishte faull dhe më provokim. Jam penduar”.

“Edhe në këtë situatë u nxitova, por nuk është se nuk tregova qetësi”.

“Nuk ishte e vërtetë që e godita me kokë. Është diçka që ndodh shpesh”.

“U bë e vështirë pas daljes time, por ende më parë e kemi treguar se dhe me një lojtar më pak kemi bërë mirë. Është një gjë e rëndë kur kapiteni del me të kuqe që në minuta e para”.

“Pësuam gol shumë shpejt dhe na hoqi entuziazmin. Ishim mirë në minuta e para dhe qarkulluam topin. Kundërshtari u tregua i zgjuar, por pasi u ndëshkuam dhe me kartonin e kuq u bë e vështirë për t’u përgjigjur situatës”.

“Çdo lojtar, sidomos pas kësaj vere që kam pasur shumë vështirë, ka momente jo të mira. Një njeri që e vlerëson formën e lojtarit me vetëm 20 minuta ka vend për diskutim. Kur skuadra kalon situatë të vështirë. Çfarë mund të bëjë Mavraj apo Grezda. Kur nuk është momenti, është e vështirë për t’u dalluar në cilësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online