Grezda në mbrojtje të Panuçit: Përgjegjësia është dhe e jona!

0

Eros Grezda ishte një ndër të vetmit lojtar që ndoshta bëri një ndeshje të mirë. Pas sfidës, 23-vjeçari ka folur për “RTSH” dhe “Supersport”, duke u shprehur mjaft i zhgënjyer për sfidën. Gjithashtu, Grezda doli në mbrojtje të trajnerit Panuçi, duke thënë se përgjegjësia është e të gjithëve.

“Besoj të gjithë e pamë çfarë ndodhi, pasi ndeshja u prish shumë shpejt. E nisëm mirë, por kartoni i kuq dhe dhënia e penalltisë në atë mënyrë na e bëri të vështirë. 11-metërshi vendosi gjithçka. Ishim dy gola disavantazh dhe me 10 lojtarë. Në pjesën e dytë ramë dhe fizikisht, pasi po vraponim shumë dhe kjo gjë ndikoi”.

“Trajneri na tha që nuk duhet të jemi nervoz, dua të qetësoheni të jepni maksimumin dhe të mos humbni kohë. Nuk besoj se është faji i trajnerit, jemi 11 lojtarë në fushë, përgjegjësia është dhe e jona. Kur fitojmë, fitojmë të gjithë, kur humbim,humbim të gjithë. Të humbësh 4-0 në shtëpi nuk është diçka e thjeshtë.”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.