Materaci: Fiton Interi 1-2, Ikardi? Asnjëherë nuk është vonë!

Marko Materacio njihet si një ndër lojtarët ikonë të Interit, me mbrojtësin që ishte një idhull dhe për tifozët për grintën dhe dëshirën që shfaqtë në fushë. Së fundmi, italiani nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së mediave për sa i përket derbit.

Materaci ka dhënë një parashikim për ndeshjen, ku thotë se derbi është derbi dhe gjendja aktuale e ekipeve nuk do të ketë rëndësi. Sipas tij do të fitojë Interi me gola të Politanos e Shkrinjar. Në fund, ish-mbrojtësi foli dhe për Mauro Ikardin, për të cilin thotë se dëshiron ta shohë të rikthehet sa më shpejt.

MILAN-INTER – “Derbi është derbi. Në fushë të gjitha zerohen. Fanella zikaltër është një mburojë e vërtetë. Mendoj se do të fitojë Interi 1-2 dhe do të shënojnë Politano edhe Shkrinjar.”

IKARDI – “Nuk i di dinamikat e ngjarjes dhe nuk mund të flas me siguri. Gjithsesi, di të them se për nder të Interit dhe për atë që Ikardi ka dhënë për Interin, do të dëshiroja që të rikthehej dhe të shënonte sa më shumë gola, për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave. Nuk është asnjëherë vonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online