Marshojnë Warriors dhe Raptors, James gëzon me Lakers

Golden State Warriors ka shpartalluar Portlaind Trail Blazers 125-97. Kevin Durant dhe Kaly Thompson morën ekipin për dore, teksa realizuan 32 dhe 31 pikë secili. Një ndeshje që nisi mirë për miqtë, por perioda e dytë deri tek e fundit folën për kampionët në fuqi. Kawhi Leonard (27 pikë) ishte ai që udhëhoqi Toronto Raptors në fitoren 125-107 kundër Washington Wizards. Fitorja e 16-të sezonale për kanadezët, që udhëheqin klasifikimin në Konferencën e Lindjes.

Janë befasuar Milwaukee Bucks dhe Philadelhia 76ers. Të parët u mundën nga Phoenix Suns 114-116. Një ndeshje e balancuar, teksa Giannis Antetokounmpo realizoi 35 pikë. Gjithsesi nuk mjaftuan për të fituar. 76ers e pësoi nga Cleveland Cavaliers, që morën fitoren e tretë sezonale me rezultatin 112-121.

Denver Nuggets likuiduan me sukses Orlando Magic me shifrat 112-87, ndërkohë që festoi edhe LeBron James. Los Angeles Lakers fitoi ndaj Utah Jazz 90-83 dhe “Mbreti” shënoi 22 pikë për skuadrën e tij.

Fitore e rëndësishme për Los Angeles Clippers, ndaj një rivali si Memphis Grizzlies. 112-107 ishte rezultati i takimit, që u vendos në shtesë. Derrick Rose me 25 pikët e realizuar ndihmoi Minnesota Timberwolves të triumfonte 102-112 kundër Brooklyn Nets.

Houston Rockets është mposhtur 116-111 nga Detroit Pistons, pavarësisht se James Harden bëri një ndeshje të mirë dhe shënoi 33 pikë. Clint Capela gjithashtu shkëlqeu, me 29 pikë dhe 21 topa të rikuperuar, por në fund ishin Pistons ata që festuan.

Boston Celtics bënë detyrën kundër Atlanta Hawks, duke fituar me rezultatin 96-114. New York Knicks ishte në lartësinë e duhur në shtëpi kundër New Orleans Pelicans dhe triumfoi114-109. Josh Richardson ishte në një formë të mirë kundër Chicago Bulls, teksa shënoi 27 pikë. Me rezultatin 96-103 Miami Heat doli me kokën lart nga parketi.

Oklahoma City Thunder është në rrugë të mbarë, pasi kaloi Charlotte Hornets me shifrat 109-104. Russell Westbrook ishte njeriu i ndeshjes me 32 pikë, 8 asiste dhe 12 topa të rikuperuar. LaMarcus Aldridge (33 pikë, 3 asiste, 14 rikuperime) nderoi San Antonio Spurs, që mposhti Indiana Pacers 100-111.

Brooklyn Nets-Minnesota Timberwolves 102-112
Los Angeles Clippers-Memphis Grizzlies 112-107
Detroit Pistons-Houston Rockets 116-111
Philadelhia 76ers-Cleveland Cavaliers 112-121
Atlanta Hawks-Boston Celtics 96-114
Toronto Raptors-Washington Wizards 125-107
New York Knicks-New Orleans Pelicans 114-109
Chicago Bulls-Miami Heat 96-103
Oklahoma City Thunder-Charlotte Hornets 109-104
Indiana Pacers-San Antonio Spurs 100-111
Milwaukee Bucks-Phoenix Suns 114-116
Denver Nuggets-Orlando Magic 112-87
Los Angeles Lakers-Utah Jazz 90-83
Golden State Warriors-Portlaind Trail Blazers 125-97

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online