Interit i duhet të marrë me patjetër një qendërsulmues. Lukaku me sa duket i ka ikur nga duart. Kështu të gjitha forcat e klubit zikaltër do të përqëndrohen te Edin Xheko. Boshnjaku gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Konten dhe flitet t’i ketë premtuar trajnerit se do të bashkohen te Interi këtë verë.
Roma ka hequr dorë nga mbajtja me pahir e sulmuesit dhe po kërkon për një zëvendësues. Mediet italiane janë të bindura se kalimi te Interi do të mbyllet këtë javë. Blerja e ballkanasit do të kushtojw rreth 20 milionë euro.
Roma ka gati një muaj kohë për të sjellë një tjetër sulmues. Ante Rebiç është emri kryesor në tavolinë. Verdhezinjtë do të nisin një operacion me vlerë 45 milionë euro për kroatin e Ajntrahtit të Frankfurtit.