Marrëveshja me Realin, flet Eden Hazard

Prej muajsh përflitet për largim nga Çelsi dhe Eden Hazard u ka dhënë vetë shkas spekulimeve, për shkak se refuzon të rinovojë rinovimin e kontratës. Çelsi është nën presion të madh, sepse në verë mund të detyrohet të mos kryejë asnjë operacion përforcimi në merkato, ndaj do të bëjë gjithçka për të mbajtur lojtarin më të mirë në ekip.

Ditët e fundit në mediat botërore ka bërë jehonë lajmi se mesfushori belg ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit, për një kontratë 5-vjeçare, me shifra të jashtëzakonshme, ndërkohë që Çelsit i janë ofruar 60-70 milionë euro.

Megjithatë, nga grumbullimi me kombëtaren belge Hazard është munduar të shuajë zërat dhe të shmangë problemet me Çelsin.

“Nuk është e vërtetë, nuk kam marrëveshje me Realin. Jam i përqendruar te Çelsi dhe në këtë moment mendoj vetëm të mbyll sezonin sa më mirë, përveçse të ndihmoj sa më shumë kombëtaren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online