“Maniaku” Inzagi: Ja çfarë nuk u toleroj lojtarëve të mi!

Filipo Inzagi vazhdon punën me Bolonjën e tij dhe po përgatitet për ndeshjen me Kaljarin në transfertë. Ekipi i Bolonjës vjen nga një moment i mirë, pasi ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi përballë Romës dhe Udinezes, ndërsa 45-vjeçari zbulon një detaj të rëndësishëm sa i përket ushqimit.

Ish-sulmuesi i Milanit zbulon “fiksimin” e tij për t’u ushqyer mirë dhe në mënyrë të shëndetshme, ndërsa pretendon të njëjtën gjë nga lojtarët e tij dhe nuk toleron aspak në këtë pikë.

Jam pak i rëndë në këtë aspekt, e di. I detyroj lojtarët të hanë mëngjesin dhe drekën. Për fat të mirë kemi një restorant brenda ‘Casteldebole’. Unë besoj shumë tek ushqyerja e shëndetshme dhe në skuadrat ku kam luajtur, detyroja shokët e skuadrës të hanin në restorant pas ndeshjeve. Për mua, fuqia e pas ndeshjes është thelbësore për rikuperimin e energjive dhe shmangien e dëmtimeve. Kjo ka qenë forca ime gjatë gjithë karrierës dhe sot e pretendoj një gjë të tillë te lojtarët e mi”, përfundon trajneri i Bolonjës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online