Nis epoka e re tek Arsenali, goli i Sokratis i veçantë

Arsenali këtë edicion merr pjesë në Europa League dhe konsiderohet si një nga skuadrat favorite për të marrë trofeun në fund. Anglezët kanë nisur një epokë të re pas largimit të trajnerit Arsen Venger. Pas plot 22 vitesh stoli i “topçinjve” ndryshoi pronar, nëse mund të thuhet kështu.

Nëse në kampionat gjërat nuk është se janë dhe aq shkëlqyeshëm, në Ligën e Europës, Arsenali po bën mirë dhe arriti që të fitonte dhe ndeshjen e dytë me Karabakun. Gjithçka u bë e lehtë me një gol të Sokratis që në minutën e katërt, por greku në të njëjtën kohë theu dhe një statistikë të veçantë.

30-vjeçari u bë shënuesi i parë për Arsenalin që nuk ishte stërvitur nga Venger, pas plot 22 vitesh. E veçantë, ndoshta dhe jo kushedi se çfarë, por nuk kishte si të mos evidentohej kjo statistikë nga anglezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online