Mançesteri “i masakruar”, ndaj Liverpulit udhëton me 9 mungesa

Pasditen e së dielës Liverpuli dhe Mançester Junajtid do të përplasen në klasiken e futbollit anglez. Një sfidë që do të luhet në “Anfield”, në shtëpinë e kryesuesve të Premier Ligës, të cilët ndryshe nga Junajtid po zhvillojnë një sezon fantastik, teksa në mesjavë konfirmuan dhe kalimin më tej në Champions League.

Ndërkohë, Mançester Junajtid nga ana tjetër nuk po bën një sezon të mirë dhe hendeku prej 16 pikësh me vendin e parë e konfirmon fare mirë këtë gjë. Gjithsesi, për sfidën e së dielës Zhose Murinjo duket se do të ketë dhe shqetësime të tjera, përveçse diferencës së pikëve.

“Djajtë e kuq” duket se do të udhëtojnë drejt Liverpulit me plot 9 mungesa, si pasojë e dëmtimeve. Aleksis Sançez dhe Viktor Lindelof janë mungesa të konfirmuara, teksa mbrojtësit, Luk Shou, Kris Smolling, Diego Dalot e Mateo Darmian nuk udhëtuan në ndeshjen ndaj Valencias dhe janë në dyshim.

Gjithashtu, Antoni Marsial nuk ishte i pranishëm në transferën e Valencias dhe mundësitë që francezi të jetë në skuadër ndaj Liverpulit janë të pakta. Ndërkohë, MekTominei dhe Markos Roho morën nga një dëmtim në sfidën e luajtur një natë më parë. Dhimbja e kokës sa vjen e shtohet për Murinjon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *