Malaj: Kemi ndryshuar me Gjokën, ja si fitohet në Vlorë

Argjend Malaj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kamzës. Para ndeshjes së radhës me Flamurtarin, mesfushori nga Prishtina ka treguar ndryshimet që skuadra e tij ka pësuar me emërimin e Ernest Gjokës në krye të stafit teknik.

“Çdo ndryshim ka efektin e vet, edhe ndryshimi i trajnerit ka dhënë efekt te ne. Është futur një frymë tjetër, secili dëshiron të tregojë veten për shkak se ka ndryshuar çdo gjë, ka ndryshuar trajner. Çdokush lufton për vendin e vet, ngaqë ka ndryshime”, ka deklaruar për “SportEkspres.com” dhe Telesport pas seancës stërvitore të ditës së sotme.

Më tej, i pyetur se çfarë nuk ka shkuar më parë me ekipin, mesfushori shtoi: “Për mendimin tim loja nuk na ka munguar, rezultatet po. Fati erdhi tani dhe shpresojmë me këto rezultate. Nuk dua të merrem me çfarë ka ikur, uroj të na ecë mbarë në vijim”.

Ndeshja e radhës në Vlorë është e rëndësishme për Kamzën dhe Malaj thekson se luajnë për pikë ndaj Flamurtarit. “Nëse nuk mendojmë për rezultat pozitiv me Flamurtarin, më mirë ta dorëzojmë që tani. Besoj se me frymën e grupit, me atë që të gjithë po luftojmë me njëri-tjetrin, besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv”, tha mesfushori.

Malaj nuk dëshiron të shohë shumë lart: “Mendoj të na ecë mbarë e t’i largohemi fillimisht rrezikut të rënies nga kategoria, është herët për të folur për të tjera gjëra. Na kanë ikur shumë pikë dhe kampionati ynë është shumë i vështirë dhe nuk ka ndonjë ndeshje që i ke të sigurta tre pikët. Të gjitha ndeshjet janë të forta”.

“Mungesat? Normalisht ndikojnë mungesat te Kamza. Nuk kemi luksin të kemi 25 lojtarë tamam për të luajtur. për të luajtur janë të gjithë, por është një kampionat shumë i rëndë. Te Kamza një mungesë lë vendin e zbrazët. Shpresojmë që me këta që jemi të japim maksimumin”.

“Përballja me Ilir Dajën? Kam punuar me të te Tirana dhe Skënderbeu. Është një profesor shumë i mirë dhe shpresoj që këtë javë të dalë humbës. Normalisht jam me Gjokën këtë herë (qesh)”, përfundoi Malaj deklaratën e tij.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online