Zor se mund të gjendet futbollist më i pafat se Marko Rojs në qarkullim.
Sulmuesi i Borusias së Dortmundit fitoi dje Kupën e Gjermanisë, trofeu i parë në karrierë, por nuk e festoi dot si duhej.
Një dëmtim i rëndë në ligamente e detyroi Rojsin të dilte që në pjesën e parë dhe tashmë pritet një ndalesë prej 6 muajsh.
Në karrierën e vet Rojsi ka qenë vërtet i pafat: 3 finale kupe të humbura, 3 herë i dyti në Bundesligë, një finale e humbur në Champions League, mungesë për dëmtim në Kupën e Botës 2014.