Josa drejt largimit, edhe finalja në dyshim

Është e qartë, Mirel Josa është drejt largimit. Për të mos thënë që në mendjen e tij është larguar. Edhe pse mund të qëndrojë edhe 90 minuta, trajneri i bardhebluve e tha më se qartë. Do të diskutojë me gjithë ekipin dhe drejtuesit, por vendimi i tij është pothuajse i marrë. Josa nuk do ta drejtojë këtë ekip, që nga 31 maji në rastin më të mirë, ose që sot, nëse presidenti Refik Halili vendos që të marrë ndonjë vendim ekstrem. Rënia nga kategoria e Tiranës nuk ishte menduar nga askush, por kurba rënëse e rezultateve në vitin 2017 la për të kuptuar se diçka e tillë mund të ndodhte. Në shumë ndeshje skuadra ka vuajtur në manovrën sulmuese, duke mos mundur të shënojë dot, çka normalisht e bëri të vështirë arritjen e rezultateve pozitive. Në fund ndodhi ajo që nuk pritej dhe normalisht trajneri ka pjesën e tij të përgjegjësisë në këtë mes dhe largimi i tij është vetëm çështje kohe.

ECURIA – Trajneri Mirel Josa e mori drejtimin e Tiranës në fazën e dytë dhe e nisi mirë, duke marrë dy fitore radhazi me Teutën dhe Laçin, kundërshtarë që tani në fund i lanë pas shpine bardheblutë. Bilanci në fazën e dytë ishte 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, çka do të thotë 12 pikë për Tiranën. Pjesa e dytë e sezonit ishte totalisht e dobët për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, që në 18 ndeshje mblodhi po 12 pikë, aq sa kishte mbledhur edhe në fazën. Dy fitore të marra tregojnë krizën e skuadrës bardheblu, teksa ato që rëndojnë më shumë janë dy barazimet e arritura me Korabin, që do të thotë katër pikë të lëna, që sot do të thoshin shumë, madje mund të pretendohej edhe vendi i katërt dhe Europa të ishte e sigurt, pasi 24-herë kampionët e vendit kanë siguruar më parë finalen e Kupës së Shqipërisë.

GABIMI – Tiranën e ka ndjekur shumë fati i keq në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që dënimi nga FIFA për të mos bërë merkato në janar i dha një goditje të rëndësishme bardhebluve, që në anën tjetër, të njohur me dënimin e marrë, vendosën të largojnë disa lojtarë. Vucaj, Muzaka, Nika dhe Mustafa u larguan me “OK”-in e trajnerit. Duke parë situatën që kaloi klubi, ata mund të kishin qenë shumë të vlefshëm për Tiranën, që në njërën anë shkurtoi shpenzimet, por fatura e rënies nga Superiorja është edhe më madhe.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online