Rade Kruniç është goditja e parë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Pesë gola dhe gjashtë asiste regjistroi mesfushori boshnjak gjatë sezonit të kaluar me Empolin dhe kuqezinjtë paguan 8 milionë euro për kartonin e tij.
Paolo Maldini nuk dëshiron të ndalet dhe synon të tjera afrime. Emrat e rinj që kanë dalë në skenë janë Xhordan Veretu i Fiorentinës dhe Mario Rui i Napolit. Rivaliteti për mesfushorin francez është i madh.
Kuqezinjtë kanë bërë ofertën e parë në drejtim të klubit viola. 16 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarin, një shumë që do të refuzohet nga Fiorentina, e cila bëri të njëjtën gjë me 27 milionë eurot e ofruara nga Napoli.
Milani e di mirë, por të njëjtën shumë i ofroi edhe Sasuolos për kartonin e Sensit. Më shumë një sondazh i Maldinit për të kuptuar më shumë qëllimet e Fiorentinës dhe dëshirën e Veretu.
Interesim ka edhe për Mario Ruin. Raportet me Napolin janë pozitive. Ançeloti ka ndikimin e vet në këtë aspekt dhe presidenti De Laurentis është gati të diskutojë për mbrojtësin portugez.
28-vjeçari aktivizohet në linjën e majtë dhe trajneri Xhampaolo ka dhënë konfirmimin e tij për realizimin e kësaj blerje.