Makthi i trajnerëve te Sevilja, edhe Kaparros me sëmundje të rëndë

Trajneri i Seviljas, Hoakin Kaparros tha sot publikisht për faqen e klubit se vuan nga një Leukemi Kronike, një sëmundje shumë e rëndë. Klubi i Seviljas është përballur dhe më përpara me trajner që kanë pasur sëmundje të tilla, siç ishte rasti i Berrizos.

Kaparros sot pranoi gjithçka publikisht, duke thënë: “Gjaku është bardhë e kuq (referuar ngjyrave të Seviljas), por unë nuk mund ta vazhdoj më këtë punë. Vuaj nga Leukemia Kronike, por kjo gjë po më pengon të bëj punën time. Dua të vazhdoj jetën time normale dhe falënderoj të gjithë lojtarët” u shpreh fillimisht Kaparros.

Presidenti Hoze Kastro dhe drejtori sportiv, Monçi i dhanë mundësinë trajnerit Kaparros që të vazhdonte punën e tij si trajner, gjë për të cilën numri një i stolit tha: “Nuk kam asnjë lloj trajtimi dhe dua të shijoj mundësinë e drejtimit të Seviljas. Por nuk dua të flas më për këtë gjë dhe dua që të gjithë të qëndrojnë të qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online