Lajmi se Sami Kedira kishte probleme me rrahjet e zemrës, ishte një lajm që tronditi jo pak Juventusin. Gjermani nuk ka qenë pjesë e ekipit që nga ndeshja e parë ndaj Atletiko Madrid në Spanjë, si pasojë e problemit në zemër, teksa duket se më në fund çdo gjë ka kaluar.
Sipas lajmeve të fundit, Kedirës i është bërë me dije nga mjekët se mund të rinisë stërvitjen i qetë, pasi problemi që pati disa javë më parë, duket se është lënë krejtësisht pas krahëve. Një lajm mjaft pozitiv për Juventusin dhe jo vetëm.
“Sami Kedira, i cili iu nënshtrua një studimi elektrofizik për sa i përket rrahjeve të tij të zemrës, ka kaluar të gjitha testet me sukses dhe mund të rinisë stërvitjen normalisht”, shkruhej në raportin e mjekëve.