Maksi Gomez befason me klubin e ri, mësohet klauzola

Maksi Gomez është transferuar te Valencia dhe gjithçka është zyrtare. Klubi spanjoll e ka blerë sulmuesin nga Selta Vigo, duke ia hequr nga duart londinezëve të Uest Ham Junajtid. “Çekiçët” po e kërkonin me ngulm dhe flitej se mund të mbyllej marrëveshja për 45 milionë sterlina.

Gjithsesi Valencia u tregua konkrete dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2024 me Gomez, ndërkohë që në kontratën e tij është përfshirë edhe një klauzolë për largimin e tij. Në Spanjë është detyrim dhe kushdo që e dëshiron sulmuesin mjafton të paguajë 140 milionë euro.

Selta Vigo, veç të ardhurave, ka përfituar edhe shërbimet e sulmuesit Santi Mina. 23-vjeçari rikthehet tek ish-ekipi i tij. Sa i takon Gomez, 22-vjeçar, në sy sezonet e para në La Liga ka arritur të shënojë 30 gola dhe kjo bëri që të tërhiqte vëmendjen e disa klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online