Iker Kasijas sapo ka zbritur në fushë. Porto e tij viziton Romën në “Olimpico”, aty ku do të tentojë të mbajë portën të paprekur, për të luftuar më pas në Portugali për kalimin më tej në Champions Ligë. Portieri spanjoll do të mbushë 38 vjeç në maj, por kjo nuk e pengon që të vazhdojë të luajë në nivele të larta.
Nga ana tjetër, nesër në mbrëmje do të përballen Ajaksi me Realin e Madridit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Amsterdam, ndërsa Vinisius Zhunior pritet ta nisë takimin si titullar. Santiago Solari po i jep besim brazilianit të talentuar, ndërsa ky do të jetë debutimi i tij në kompeticionin e më të mirëve.
Vinisius do të mbushë 19 vjeç në korrik dhe përpara e pret një karrierë e madhe. Por çfarë kanë të përbashkët Kasijas me Vinisius? Përveç faktit që të dy kanë mbrojtur ngjyrat e kampionëve të Europës (Kasijas për 16 vite e sulmuesi në sezonin e parë), ata kanë një diference të madhe moshe midis tyre: plot 19 vite.
Ata do të zbresin të dy në fushë gjatë kësaj jave, por le të kthehemi shumë vite përpara. Ishte 24 maji i vitit 2000 dhe finalja e Champions Ligës ishte e gjitha spanjolle. Reali përballej me Valencian e Hektor Kuperit, duke fituar 3-0. Golat e Morientes, MekManaman dhe Raulit dërgonin Kupën me veshë të mëdhenj në Madrid, ndërsa Vinsente Del Boske i besonte portën 19-vjeçarit Kasijas.
Ai zhvillonte një ndeshje shumë të mirë, për të mos e lëshuar më postin e titullarit. Po Vinisius? Ai nuk kishte lindur ende dhe në foto dallohet qartë se ku ishte. Rikthehemi në të tashmen. Kasijas vazhdon të luajë dhe as që ka ndërmend të ndalet, ndërsa Vinisius do të zbresë një ditë më vonë në fushë për të provuar për herë të parë emocionet e dueleve me eliminim direkt në Champions.
Iker Casillas and Vinicius Junior are both playing in the Champions League this week.
Here’s a photo of each of them on May 24th, 2000 ?#ChampionsLeague#LLL
???? pic.twitter.com/zO65HjHOPr— La Liga Lowdown ????? (@LaLigaLowdown) February 12, 2019