Artur Magani i befasoi të gjithë në sezonin e parë te Teuta, duke arritur të shënonte 9 gola në kampionat. Sezoni pasardhës nuk ishte i mirë dhe në Durrës menduan të mos i ofronin kontratë. Gjithsesi ai kampionat nuk ia zbehu vlerat dhe ofertat nuk i munguan.
Bledi Shkëmbi vendosi t’i besonte sulmin e Lirisë së Prizrenit dhe Magani bëri një sezon të mirë në Kosovë me bardhezinjtë. Kjo bëri që disa skuadra ta tentonin dhe në fund sulmuesi vendosi të pranonte ofertën e Feronikelit.
Pasi kishte firmosur ai doli në stërvitje te Partizani dhe të kuqtë e kishin në plane. Gjithsesi Magani kishte një kontratë për ta respektuar dhe iu desh t’i bashkohej skuadrës nga Drenasi. Fundi i sezonit ishte pozitiv, pasi Magani u shpall kampion në Kosovë dhe fitoi Kupën.
Gjithsesi numri i golave të shënuar ishte vetëm katër, nga 14 që kishte realizuar me Lirinë në sezonin e parë në Kosovë. Kontrata Maganit i ka përfunduar dhe tashmë është lojtar i lirë dhe sigurisht Superiorja është një opsion për sulmuesin.