VIDEO: Futbolli holandez është anormal, 9 gola në finalen për një vend në elitë!

Zakonisht finalet janë të tensionuara, me shumë kujdes e frikë nga pësimi i golit, por nuk ndodh kështu në Holandë, aty ku futbolli ka një tjetër kuptim, nuk luhet vetëm për atë rezultat final që shpëton apo bën të dështojë sezoni.

Nuk është vetëm Ajaksi, sepse të gjitha klubet e kanë në gjak futbollin e bukur dhe sulmues. Shembulli më i qartë është finalja për një vend në Eredivisie, luajtur sot në Deventer, mes Go Ahead Eagles e RKC Waalwijk.

Pas barazimin 0-0 në vajtje, sot luhej përballë 10.000 tifozëve entuziastë dhe ndeshja i pati të gjitha, aq sa minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike, me lot gëzimi e hidhërimi në të dy krahët.

Pas 38 minutash lojë RKC kryesonte 2-0 dhe dukej e sigurt për qëndrimin në Eredivisie, por GA Eagles shkurtoi në minutën e 45-të dhe përmbysi gjithçka në minutat 55 e 63.

Në minutën e 79-të erdhi barazimi i miqve, që me 3-3 kualifikoheshin. GA Eahles e gjitha në sulm dhe Pieter Langedijk shënoi në minutën e 89-të, duke bërë të shpërthente festa në stadium.

Në minutën e 95-të, e fundit e shtesës, çmenduria: Go Ahead Eagles doli me 3 lojtarë në kundërsulm, kundër një mbrojtësi, por shpërdoroi në mënyrë fëminore, ndërsa në sulmin pasues Spierings gjeti golin e barazimit për miqtë. Të dërrmuar, vendasit dhuruan edhe një penallti 3 minuta më vonë dhe Bilate shënoi golin e fitores 4-5 për miqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online