Lushnja nuk e ka prekur merkaton, Bylis e Besa në garë afrimesh

Ndoshta mund të quhet edhe paradoks fakti që, Lushnja krijoi mundësi financiare të kryente dy javë përgatitje dhe ndeshje miqësore në Malin e Zi, por nuk pati asnjë lëvizje në këtë merkato! Në Grupin B, lushnjarët ndoshta duan të tregojnë se synimet e tyre nuk shkojnë shumë larg dhe do të kenë si bazë ekipin e 14 javëve të luajtura në kampionat. Ndryshe kanë qenë lëvizjet e skuadrave të tjera në këtë grup, ku duhen veçuar dy kryesueset: Bylis e Besa, të cilët duken në garë mes tyre me afrimet që kanë bërë.

Ballshiotët po tregohen më të sigurtë në vetvete për tu ngjitur në Kategorinë Superiore dhe më shumë i kanë besuar lojtarëve në moshë të re, ndërsa Besa, seriozitetin e merkatos e ka nisur me trajnerin Gugash Magani e më pas me futbollistët Efijong Ejo, Sokol Mziu, Ervis Çaço, Sadush Danaj, Xhefri Çinedu Çarls e Senad Hysenaj. Ndërkohë që Bylisi është përgjigjur me Ardit Jaupaj, Eri Lamçja, Mustafa Xhixhiua, Serxhio Ujka, Franci Ymeraliaj, Andi Hadroj, Kevin Aliaj e Shpëtim Moçka.

Apolonia afroi rreth 20 futbollistë në provë, por 48 orë para mbylljes zyrtare të merkatos ka vetëm trajnerin Rade Miliç dhe futbollistët serbë Kazar Vladisavljeviç e Jordan Jovanoviç. Egnatia duket më e veçantë në këto lëvizje, ku fillimisht e nisi me trajnerin Bledar Sinella  dhe më pas ka afruar futbollistët Franc Bakalli, Ervis Troka, Jurgen Vogli, Armand Pasha, Xhuljo Mirani. Turbina dhe Orikumi kanë nga një largim dhe tre afrime, ndërsa Tomori ka bërë kompensime, pasi tre të larguarit i ka zëvendësur me tre të afruar, trajnerin dhe dy futbollistë.

Pogradeci ka mbetur peng i borës në përgatitje e në merkato, dhe nuk ka patur mundësi në treg për afrime, ndërsa te Elbasani vetëm në javën e fundit janë afruar futbollistë nga ekipet e të rinjve, por edhe të tjerë që rikthehen te kjo skuadër pasi nuk kanë gjetur mundësi të tjera.

Gjithsesi, deri më 31 janar në orën 24:00 kur do të mbyllet zyrtarisht merkato, të gjitha skuadrat kanë kohën që të shohin buxhetet për mundësitë që ai i afron në interes të synimeve të tyre.

AGRON KAJA

LËVIZJET GRUPI B

BYLIS
Largime:
Vjali Mahmutaj, Xhulio Tushi, Gëzim Hyska
Afrime: Ardit Jaupaj, Eri Lamçja, Mustafa Xhixhua, Serxhio Ujka, Franci Ymeraliaj, Andi Hadroj, Kevin Aliaj, Shpëtim Moçka

BESA
Largime:
Gentian Begeja (Trajner), Alken Agalliu, Albi Koldashi
Afrime: Efijong Ejo, Sokol Mziu, Gugash Magani (Trajner), Ervis Çaço, Sadush Danaj, Senad Hysenaj

EGNATIA
Largime:
Ilir Duro (Trajner)
Afrime: Bledar Sinella (Trajner), Franc Bakalli, Ervis Troka, Jurgen Vogli, Armand Pasha, Xhuljo Mirani

POGRADECI
Largime:
Franci Alimadhi, Rigers Mertkola
Afrime: Jurgersi Liçkollari

LUSHNJA
Largime:
?
Afrime: ?

ORIKU
Largime:
Geri Hoxha
Afrime: Aldo Mitraj, Adelajdo Dulaj, Aleksandër Çapoj

APOLONIA
Largime:
Erlando Mehmeti, Klevis Përkeqi, Erald Kolgega, Franc Bakalli, Ervis Troka, Agim Meto
Afrime: Rade Miliç (Trajner), Kazar Vladisavljeviç, Jordan Jovanoviç

TOMORI
Largime:
Bledar Devolli (Trajner), Ardian Gega, Ervis Çaço
Afrime: Santiliano Dule (Trajner), Oliver Dore, Elhan Galica

ELBASANI
Largime:
 Kristian Ezike, Brixhid Brahimaj, Kleo Fejzaj
Afrime: Xhulio Jaupi, Gledis Hida, Nertil Hoxhaj, Klodian Nuri, Fatjon Çollari, Albi Koldashi

TURBINA
Largime:
Efijong Ejoh
Afrime: Klevis Hasanbelli, Endri Bakiu, Xhynejt Çutra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online