Nga De Jong tek interesimi i Çelsit, Rakitiç flet për të ardhmen

Ardhja e Frenki De Jong mund të shtyje Ivan Rakitiç të largohet nga Barcelona. Për mesfushorin interesohet klubi i Çelsit, me Mauricio Sarrin që e pëlqen shumë kroatin. Kontrata e tij me klubin spanjoll përfundon në verën e vitit 2021, por nënkampioni i botës me Kroacinë dëshiron të qëndrojë gjatë te Barcelona.

Në një prononcim për “Mundo Deportivo”, Rakitiç i shmanget blerjes së De Jong, shpreh gjithë lumturinë e tij që ndodhet te Barcelona, po shijon në maksimum të tashmen dhe zbulon objektivat e këtij sezoni.

Ardhja e De Jong do të më vërë në vështirësi? Kjo është një pyetje e bukur për presidentin ose trajnerin. Personat që më njohin e dinë që mendoj vetëm për të luajtur. Jam 30 vjeç dhe ndodhem në momentin më të mirë të karrierës. Po e përballoj me qetësi dhe shumë dëshirë këtë situatë. Dua të shijoj futbollin dhe Barcelonën. Dua të qëndroj këtu dhe, nëse është e mundur, dua të jem pjesë e Barcelonës dhe për shumë vite. Mbi të gjitha dua të zhvilloj një sezon të madh dhe të fitojmë shumë tituj”, përfundon Ivan Rakitiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online