Lushnja mposht bindshëm në miqësore skuadrën malazeze

Skuadra e Lushnjës po kryen fazën përgatitore në Ulqin dhe skuadra verdhjeshile, ka zhvilluar dhe një miqësore sot. Të besuarit e Ilir Gjylës kanë luajtur përballë malazezëve të Mornar, ku kanë marrë një rezultat shumë pozitiv.

Lushnja fitoi bindshëm me rezultatin 3-1, duke bërë një lojë shumë të mirë dhe duke marrë një rezultat të kënaqshëm. Golat për lushnjarët u shënuan nga sulmuesi Fatjon Sefa, që realizoi dy herë, si dhe nga mesfushori Okeljan Baze, që po ashtu gjeti rrugën e rrjetës në këtë takim.

Lushnja deri më tani ka bërë një sezon jo shumë të mirë në Kategorinë e Parë dhe është plot 9 pikë nga Bylis kryesues. Gjithsesi, në kampin lushnjar mbeten optimistë për shanset e tyre për tu ngjitur në Superiore dhe ndeshja e sotme tregoi se kjo skuadër ka potencial.

Miqësore, 17 janar 2019, Ulqin

KK Mornar – Lushnja  1-3
Shënues: Sefa x2, Baze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online