Lum Rexhepi nuk ia del, Gega me një dilemë

Partizani po përgatitet qetësisht për ndeshjen e radhës me Laçin. Të kuqtë i mban me moralin lart fitorja e fundit dhe diferenca prej tetë pikësh që kanë me Kukësin e vendit të dytë. Këtë javë të besuarit e Gegës kanë një transfertë të vështirë, por nga ana tjetër Kukësi gjithashtu luan jashtë me Teutën.

Një mundësi e mirë për Partizanin të paktën për të ruajtur diferencën me ndjekësit, qoftë edhe përmes një barazimi. Gjithsesi objektivi është fitorja dhe të kuqtë do mundohen të shfrytëzojnë presionin ku është futur Laçi pas tre ndeshjeve pa fitore në kampionat.

Trajneri Gega për këtë takim me shumë mundësi nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Lum Rexhepi. Shtatlarti u zëvendësua që në pjesën e parë në takimin e fundit me Kastriotin dhe ditën e djeshme nuk është stërvitur me grupin.

Ai vijon fazën rikuperuese dhe nuk mund të luajë të dielën. Tërheqja e pësuar do ta lërë pushim deri mesjavën e ardhshme. Kështu trajneri Gega duhet të mendojë për atë që do të luajë në qendër të mesfushës, pasi në prapavijë pritet të rikthehet Atanda sërish. Kote dhe Duka janë alternativat dhe gjithçka do të shihet gjatë seancave stërvitore në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online