Lum Rexhepi gati, tre lojtarë barazojnë Telushin dhe rrezikojnë

Partizani mori një pikë me vlerë kundër Kukësit dhe ruan distancën prej 9 pikësh me skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu. Tashmë në kampin e kuq mendojnë për takimin e radhës me Luftëtarin dhe trajneri Gega do të ketë në dispozicion mbrojtësin Lum Rexhepi.

Ai shleu pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe në kampin e kuq mund ta llogarisin për ndeshjen e radhës. Por nëse Rexhepi e përfundoi pezullimin, janë tre lojtarë të tjerë që rrezikojnë sfidën e radhës me Skënderbeun.

Jasir Asani, Sodiq Atanda dhe Labinot Ibrahimi u ndëshkuan me kartonë të verdhë me Kukësin dhe tashmë numërojnë 7 të tillë, aq sa Bruno Telushi. Nëse ndëshkohen me Luftëtarin, ata humbasin sfidën me korçarët. Kështu që u duhet të jenë të kujdesshëm në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *