Luftëtari sheh nga Partizani, Rroca gëzon Mezanin

Luftëtari i Gentian Mezanit ka ndryshuar, por normalisht që nuk është e lehtë për një trajner që në pak ditë të bëjë magjinë. Gjithsesi, tekniku vlonjate ka mundur që të marrë 6 pikë në 4 ndeshje, por duhet përmendur që dy humbjet kanë ardhur nga Kukësi në transfertë dhe Skënderbeu në shtëpi, por skuadra është paraqitur mirë, ndonëse ka ende punë për të bërë.

Ndeshja e radhës për bluzinjtë do të jetë takimi në kryeqytet ndaj partizanit. Normalisht që edhe pse është një ndeshje mjaft e vështirë gjirokastritët do tentojnë të mos dalin pa pikë. Dëmtimet kanë qenë shqetësimi më i madh për Mezanin, i cili tani duhet të nisë të buzëqeshë.

Eduart Rroca do të jetë gati për këtë ndeshje. Normalisht që fantazisti do ta nisë nga stoli, por me shumë mundësi do të ketë minuta në pjesën e dytë. Rroca edhe pas ndeshjes me Skënderbeun doli pas ndeshjes në stërvitje, pasi synon që të arrijë sa më parë formën optimale. Drejt rikuperimit janë dhe aleksi dhe Jakovljeviç, por për të dy do të duhet pak më tepër kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online