Hakaj shqetëson Shkëmbin, fitorja rikthen qetësinë në Durrës

0

Teuta reagoi mjaft mirë pas humbjes me Partizanin. Të besuarit e Bledi Shkëmbit arritën që të riktheheshin tek fitorja, duke mundur Kastriotin në shtëpi me rezultatin 2-0 falë dy golave të sulmuesit Amadu Latif.

Ndonëse ky sukses i solli qetësinë durrsakëve, që tani kanë 11 pikë, po aq sa dhe Flamurtari, dëmtimi i mbrojtësit Esin Hakaj i shqetëson jo pak. Hakaj la fushën e lojës i dëmtuar vetëm pak minuta pasi kishte nisur ndeshjen dhe kjo gjë i shqetëson jo pak drejtuesit.

Ndërprerja e kampionatit mund të jetë në favor të shkodranit, i cili mund të ketë kohën e mjaftueshme për t’u rikuperuar, gjithnjë nëse nuk ka ndonjë lëndim serioz. Në ditët e ardhshme do të bëhen dhe analizat e specializuara për të parë shkallën e dëmtimi, por në Durrës urojnë të mos jetë asgjë serioze. Hakaj është një titullar fiks tek Teuta dhe këtë edicion ka zhvilluar 7 ndeshje të plota, para sfidës me Kastriotin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.