Luftëtari pa tre titullarë, Ymeraj sfidon: Teuta, jo ajo e fillimit!

Luftëtari, pas barazimit në shtëpi me Tiranën, tani po përgatitet për ndeshjen e së shtunës me Teutën në transfertë. Gjirokastritët duan pikë dhe mesfushori Maldin Ymeraj e konsideron një finale përballjen me durrsakët.

“Teuta nuk është në formën që ishte në fillim, por kjo nuk ka rëndësi shumë. Për ne është si një finale”, u shpreh Ymeraj fillimisht. Më tej ai thekson se lodhja ka induar te bluzinjtë, që kanë zhvilluar ndeshje në Kupa e kampionat.

“Ndeshjet çdo tre ditë janë të vështira. Kemi një muaj që po luajmë tre ndeshje në javë. Ka dalë në pah lodhja besoj. Nuk e meritonim barazimin me Tiranën. E rëndësishme është të marrim pikë”, shtoi mesfushori, i cili vjet ishte pjesë e skuadrës së Kukësit dhe në verë iu bashkua Luftëtarit.

Në ndeshjen e radhës në Durrës gjirokastritët do të kenë mungesa të rëndësishme. Ramadani ende nuk është gati, kurse këtë herë nuk mund ta luajnë edhe dy të tjerë. “Oltion Rapa dhe Rustem Hoxha janë të dëmtuar. Kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë, por jo si ata që e njohin kampionatin dhe janë me eksperiencë”, tregon Ymeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online