“Erë” e re te Egnatia, pritet një sponsor i ri

Fatmir Efica

Lajmet interesante nga Egnatia. Dje sekretari i klubit, Petrit Hazbiu ka konfirmuar se prej disa ditësh po zhvillohen takime intensive me drejtuesit e një kompanie zvicerane, që operon në Rrogozhinë dhe që ka shfaqur interesimin e saj në lidhje me menaxhimin e klubit. Edhe me drejtuesit e Bashkisë, edhe me ne drejtuesit e klubit, kontaktet kanë qenë të tilla që krijojnë vërtetë një rreze shprese. Kështu, veçmas kontributit që ka dhënë deri më tani bashkia e qytetit, tani rrogozhinasit presin me optimizëm nënshkrimin e marrëveshjes me sponsorin e ri.

STADIUMI – Marrëveshja me kompaninë zvicerane ka shumë rëndësi, pasi kjo kompani do të mbështesë fuqishëm në lidhje me problemet e infrastrukturës, ku dihet se duhen kryes punime në stadium, në mënyrë që të luhen në shtëpi ndeshjet si pritës. “Punime do nisin këto ditë. Sipas projektit, do të ketë ndryshime rrënjësore në ambientet e brendshme të stadiumit ‘Hasan Zyla’, si dhe në tribunat karshi e ato qendrore, për të plotësuar standardet e vëna nga FSHF-ja. Duam që Egnatia të nisë këtë bashkëpunim dhe uroj me shpirt që gjithçka të bëhet realitet, pasi bashkëpunimi me kompaninë zvicerane do sillte shumë gjëra të mira”,

MERKATO – Nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë zvicerane do u jepte rrogozhinasve të bënin edhe ndërhyrje në merkato, teksa fillimisht është programuar edhe një takim me stafin teknik. “Presim që në ditët e fundit të këtij muaji të ulemi fillimisht me drejtuesit e stafit teknik e të kemi të plota rekomandimet e tyre në lidhje me afrimet dhe largimet nga skuadra. Nuk do të nxitohemi në lidhje me formulimin e kontratave të reja dhe do të merren ata lojtarë që do e meritojnë”, mbyll Hazbiu deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online