Luftëtari humb dy titullarë para finales me Tiranën

Luftëtari nxitoi në fundjavë dhe e aktivizoi kundër Laçit mbrojtësin Xhekson Ferrera, ndërkohë që kundër Flamurtarit nuk u rrezikua me të. Mbrojtësi brazilian pat pësuar një dëmtim para ndeshjes me bardhezinjtë, por në kampin bluzi bënë çmos ta aktivizonin.

Duke parë se si doli ajo ndeshje, por edhe paraqitjen e brazilianit, nuk ishte vendimi më i mirë. Kundër Flamurtarit ishte programuar titullar dhe në momentet e fundit ndryshoi plani, teksa vendin e tij e zuri Donald Rapo.

Nga ajo që mësohet, Xhekson nuk do të jetë në ndeshjen kundër Tiranës. Me mbrojtësin këtë herë nuk do të rrezikohet dhe do t’i lihet koha e mjaftueshme për t’u rikuperuar.

Veç mbrojtësit të krahut të majtë, një tjetër lojtar që Mezani nuk do të ketë në dispozicion është Oltion Rapa. Lojtari polivalent u ndëshkua kundër Flamurtarit me karton të verdhë (i katërti për të) dhe do të duhet të shlyejë pezullimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *