Luftëtari, Elvis Plori i shtohet listës për stolin

0

Drejtuesit e klubit gjirokastrit duan të zyrtarizojnë sa më parë çështjen e trajnerit të ri dhe “pista shkodrane” duket më e preferuara

Gëzim Beqiri

Luftëtari ka mbetur prapa me përgatitjet e sezonit të ri dhe ajo që është më shqetësuese lidhet me stolin, pasi ende nuk ka një trajner. Emrat për pasuesin e serbit Mlladen Milinkoviç, me të cilin tani edhe një “gjyq” të hapur, kanë qenë disa, ku në plan të parë kishte dalë Mirel Josa, por gjërat janë komplikuar së fundi. Me këtë të fundit nuk janë bërë ende biseda konkrete, ndërkohë që në skenë ka dalë emri i Elvis Plorit, shkodranit që ka drejtuar disa skuadra, kryesisht në Kategorinë e Parë.

SHKODRA – Dihet tashmë që disa nga drejtuesit e Luftëtarit kanë marrëdhënie shumë të mira me ish-lojtarët shkodranë të ekipit gjirokastrite dhe po e shfrytëzojnë këtë mundësi për gjetjen e trajnerit të ri. Madje, ata kontaktuan fillimisht Armando Cungun, por morën përgjigje negative, pasi ai ka ende kontratë me Vllazninë. Tani duan të marrin Plorin, por ende nuk ka asgjë zyrtare edhe për të, ndërkohë që e hapur mbetet edhe pista e Mirel Josës.

GJIROKASTRITËT – Nuk do të ishte aspak çudi që Luftëtari të drejtohet nga një trajner vendës në sezonin e ri. Bledar Devolli, Neritan Novi apo ndonjë tjetër mund të ishin alternativat, nëse drejtuesit e Luftëtarin nuk arrijnë të konkludojnë një marrëveshje me kandidatët e sipërpërmendur për stolin e ekipit gjirokastrit.

EKIPI – Luftëtari ndërkohë vazhdon të stërvitet në Gjirokastër, në pritje të trajnerit të ri. Grupi i lojtarëve është po ai dhe situata nuk është shumë optimiste për momentin. Ka pasur shumë largime dhe duhen bërë shumë afrime për të pasur një ekip kompetitiv, por vështirësitë janë të mëdha në këtë drejtim, sepse lojtarët janë sistemuar në ekipe të tjera.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.