Ballist Morina fiton kohë, kërkon azil politik në Kroaci

0

Mbetet çështja e momentit historia e ekstradimit të mundshëm të Ismail “Ballist” Morinës nga Kroacia drejt Serbisë, sepse tashmë shteti shqiptar po mundohet të evitojë që kjo gjë të ndodhë.

Edhe vetë Morina, pas konsultimit me avokatin e vet, ka ndërmarrë një hap tjetër, duke aplikuar për azil politik në Kroaci.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Morinës, Darko Butigan, për “BIRN”: “Mund të konfirmoj se ai aplikoi për azil politik në Kroaci, sepse ai mendon se nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Serbi. Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj”.

Në 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën për anulimin e urdhrit për ekstradimin e Morinës në Serbi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.