“Luftë” te Partizani, Moxhi shpjegon pse u dënua Hoxha

Drejtori: Theu rregullat, shpresoj të ketë reflektuar. Portieri: Nuk e di pse s’u aktivizova, pyesni klubin. 

Sikur të mos mjaftonte humbja e djeshme, një tjetër çështje mjaft “e flaktë” te skuadra e Partizanit është edhe ajo me kapitenin Alban Hoxha. “Gardiani” është ndëshkuar nga drejtuesit e klubit dhe më saktësisht nga drejtori i Përgjithshëm Moxhi, pasi portieri ka thyer rregullat e klubit. E sikur të mos mjaftonin “gërricjet” mes tyre, kapiteni nuk ka pranuar të dalë në nxehje me portierin Xhika, duke detyruar trajnerin Kapeçe për të marrë një portier nga moshat.  Hoxha ka thyer rregulloren dhe këtë e ka konfirmuar edhe Moxhi në një prononcim për mediet e shkruara.

HOXHA – Kapiteni ka dalë mjaft i zhgënjyer nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Ai ka qëndruar 90 minuta në pankinë, ndërsa kur ka dalë nga stadiumi është përgjigjur ftohtë. “Nuk e di pse nuk luajta, e di klubi”.

MOXHI – Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi ka sqaruar dënimin e kapitenit Hoxha. Italiani është treguar i ftohtë dhe ka treguar edhe njëherë “dhëmbët” duke sakrifikuar edhe kapitenin. Për Moxhin, më e rëndësishme të zbatojnë të gjithë rregullat, edhe se sa vetë fitorja e një ndeshjeje. “Në një klub futbolli ka rregulla që janë për t’u respektuar dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Hoxha pas kthimit nga kombëtarja, duhej të kthehej në mëngjes, ndërsa ai nuk ishte i pranishëm në stërvitje. Mbrëmë (të premten) ka lënë grumbullimin pa lajmëruar askënd dhe u paraqit paradite në hotel. Më mirë të humbasësh një ndeshje dhe t’i përmbahesh rregullave. E rëndësishme është që të ndjekim rregullat e klubit. Kohëzgjatja? Ndëshkimi mbaroi me ndeshjen e sotme, pasi qëndroi në pankinë. Sigurisht që do të ketë edhe masa financiare dhe tashmë shpresojmë ta ketë kuptuar. Më vjen keq, pasi nuk e prisja një sjellje të tillë nga Hoxha. Nëse Albani e ka kuptuar mësimin, mbyllet këtu. Ishte një vendim që ta kuptonte i gjithë grupi se rregullat duhet të zbatohen. Shiriti? Nuk është koha për të folur tani për këtë. Ndeshja? Nuk dua të kritikoj asnjë, pasi është ndeshja e parë. Skuadra e dominoi sfidën. Ne i pësuam golat nga gabime tonat, por të shohim përpara se kemi shumë ndeshje përpara. Mungon edhe Çani, i rëndësishëm shumë për ne”, – përfundoi Moxhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online