Lidhja mes Fernando Lorentes dhe Italisë është speciale. Lojtari i Totenhemit nuk ka hezituar të flasë rreth së ardhmes së tij duke treguar “mallin” për Italinë: “Po, është një mundësi. Mund të kthehem, por për momentin askush nuk më ka telefonuar”.
Ish-juventini përflitet për një kalim të mundshëm te Milani, me këta të fundit që kanë marrë edhe “JO”-në nga Ibra. Megjithatë, drejtuesit e Milanit për momentin po presin fillimin e merkatos dhe nuk dëshirojnë të nguten, sidomos për një 33-vjeçar. Një nga problemet lidhur me ktë transferim është edhe mosha e lojtarit.
Nëse transferimi i spanjollit në Milano do të kryhet, mbetet të shihet, sepse merkato është shumë afër dhe transferimet nuk do të mungojnë.