Ultrasit gjermanë në “pushtim” të Romës, ndihmë edhe nga Italia

0

Janë vetëm 90 minuta lojë, gjithçka është vendosur në grup. Gjithsesi tifozët e Ejntraht Frankfurt do të jenë të shumë në transfertë e nesërme kundër Lacios në Romë. Përballje që nis prej orës 18:55, por në fakt rrugët e kryeqytetit italian pritet të mbushen nga gjermanët.

Do të jenë 9 mijë mbështetës të Ejntraht Frankfurt që do të jenë në stadium në mbështetje të skuadrës së tyre, që i ka fituar pesë ndeshjet e para në grup. Sfida e Europa League me Lacion është e fundit në grup për ta.

Por ultrasit gjermanë nuk do të jenë të vetëm. Krah tyre do jenë edhe 400 ultras të Atalantës, kundërshtar me të cilin Lacio do përballet ditën e hënë. Kështu nuk përjashtohet tensioni në Romë dhe forcat e rendit janë në gatishmëri për të shmangur përplasjet mes tifozerive.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.