Lorenco “fluturon” në Misano, rivalët shumë larg

Janë mbyllur provat zyrtare të Garës së Misanos në MotoGP. Horge Lorenco ka regjistruar kohën më të shpejtë, duke siguruar “pole position” dhe nesër do të niset nga vendi i parë.

Mbas spanjollit të Dukatit renditen Xhek Miler dhe Maverik Vinjales. Andrea Doviciozo renditet i katërti, Mark Markez një vend më poshtë, ndërsa Valentino Rosi do të niset nga pozicioni i shtatë.

Lorenco u tregua i shkëlqyer gjatë provave të GP të San Marinos dhe regjistroi kohën 1’31’629. Xhek Miler u rendit i dyti me Dukati Pramak. Prova fantastike për 23-vjeçarin australian, ndërsa Vinales i Jamahas kompleton podin e nisjes.

Gara e nesërme nis në orën 14:00 dhe pritet një garë e bukur dhe me rivalitet të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online