Hapat e parë të Ronaldos, trajneri i parë “zbulon” peripecitë e portugezit

Leonel Pontes është një nga ata persona që ka lënë gjurmë te Kristiano Ronaldo. Është trajneri i parë i portugezit, ndërkohë që në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport” tregon se e kish takuar sulmuesin në Madeira në mars të vitit 1997.

“Ronaldo Ishte 12 vjeç dhe e kam takuar në ishullin e Madeiras. Aty u njoha edhe me kumbarin e tij, i cili më tha se kishte një lojtar me cilësi të mëdha dhe karakteristika unike”, e nis rrëfimin e tij Pontes.

Më tej ai shton: “Ishte një djalë i hollë, si një furçë, por me sy tejet të gjallë. Një profil atleti për moshën e tij. Asokohe ishte i vogël, por kishte një konstrukt të mirë. Ishte e mjaftueshme për ta parë atë në një moment dhe për t’u bindur se kishte cilësi të shkëlqyera me topin. Për siguri, pyeta disa nga trajnerët e mi për informacion. Askush prej tyre nuk kishte parë një të ri, me një potencial të tillë”.

Ronaldo është një lojtar që i kushton shumë kohë stërvitjes. Këtë e bënte që i vogël, sikurse edhe tregon Ponte. “Më kujtohet një histori e veçantë, që demonstron përkushtimin e Ronaldos ndaj punës. Sapo e takova në fund të një stërvitjeje, e pyeta: “Çfarë po bën? Pas punës tuaj në fushë, ju duhet të pushoni. Dhe ai m’u përgjigj: Profesor, duhet ta bëj, duhet të jem i shpejtë me këmbët. Ai vendoste pesha në këmbët e tij dhe për një kohë vazhdonte të punonte ashtu. Kjo kohë më bëri të humbas durimin tim”.

VËSHTIRËSITË – “Ka pasur kohë të vështira, kur ai donte të shkonte në shtëpi. Nuk duhet të harrojmë se në kohën kur ishte vetëm 12 vjeç, ai ishte larguar nga ishulli për në një qytet të madh, Lisbonë, pa asnjë lloj mbështetjeje familjare. Në fund të vitit të parë të stërvitjes, ai kaloi një pushim në shtëpinë e prindërve të mi, në Madeira. Nëna ime më pyeti nëse ai djalë, Ronaldo, do të bëhej futbollist. Unë iu përgjigja se isha i sigurt, Kristiano do të shpërthejë”.

VENDLINDJA – “Është një ishull, që ju lë një shenjë të thellë. Dhe ai është mirënjohës, e ka Madeirën në zemrën e tij dhe do që të kthehet në shtëpi sa herë që të mundet. Kristiano është krenar që është bërë simbol i vendlindjes së vet. Madeira i detyrohet shumë atij: si edhe për turizmin. Ishulli ynë është i njohur më shumë prej CR7. Muzeu “Funchal” është, po ashtu, një tërheqje e pabesueshme për turistët.

TRAJNERI MË I RËNDËSISHËM – “Sigurisht Ferguson, por merita më e madhe është me të vërtetë e tij. Ai ka një forcë unike mendore, pasion dhe përkushtim në lojë, duke e tejkaluar gjithmonë veten. Kjo e ka bërë atë një fenomen, që kur ishte fëmijë”.

MUNGESA E GOLIT – “Shënimi i golave ka qenë gjithmonë specialiteti i tij, por në Seria A ekipet italiane mbrojnë shumë mirë dhe lejojnë pak hapësira. Së shpejti do ta shohim atë duke shënuar, sepse ka qenë gjithmonë në gjendje ta bëjë këtë . Ai duhet të mbetet i lumtur dhe të mbajë pasionin gjallë.

KALIMI TE JUVENTUSI – Nuk u habita nga fakti që ai u largua nga “Los Blancos”, sepse ishte zhgënjyese edhe për mua mungesa e përkrahjes në disa çështje profesionale dhe private. Ai është një njeri që jeton me sfida të mëdha, kështu që zgjodhi Juventusin. E di se ai është shumë i motivuar, dëshiron t’iu përgjigjet pozitivisht pritshmërive në një kampionat shumë të vështirë. Jam i sigurt se Ronaldo do të mbizotërojë edhe në Itali. Me fuqinë e vullnetit, CR7 mund të bëjë gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online