Lopetegui snobon Ronaldon: Modriç, më i miri në botë!

0

Hulen Lopetegui është në krye të Realit të Madridit dhe detyra e tij më e vështirë është që t’i bindë të gjithë se skuadra e tij nuk është më e dobët pa Kristiano Ronaldon.  “Do mundohemi të përmirësojmë veten edhe pa Kristiano Ronaldon në ekip. Kurrë nuk dyshoj në cilësitë e lojtarëve të mi, jemi një skuadër e madhe”, është shprehur trajneri spanjoll.

Më tej ai ka folur edhe për largimin e portugezit: “Kur kam firmosur me Realin e Madridit, Ronaldo e kishte shprehur se donte të largohej. Ai e kishte marrë rrugën e tij”. Lopetegui ndërkohë është i kënaqur nga Bejl dhe Benzema. “Ata kishin një dëshirë të madhe që në momentin e parë që kam ardhur këtu”.

Trajneri i Realit ka komentuar edhe në lidhje me fituesin e “Topit të Artë”, teksa favorizon kroatin Luka Modriç, madje është i sigurt se do e fitojë ai. “Luka Modriç do të fitojë ‘Topin e Artë’, pasi është lojtari më i mirë në botë”.

Lopetegui nuk është shumë dakord me faktin që do të luajnë ndeshje të La Liga-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që në fund është në emisionin “The Stile” është ngacmuar edhe në lidhje me Barcelonën.

“A mendoj që një ditë të ulem në stolin e Barcelonës? Jam në ekipin më të mirë në botë dhe nuk mund të mendoj për gjë tjetër për momentin”, është shprehur mes të tjersh trajneri i Realit të Madridit,Hulen Lopetegui.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.